Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Itali, në rrugën 410 pranë Naro, në provincën e Agrigentos.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një person me origjinë nga Shqipëria, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe gjashtë persona të tjerë.
Sipas raportimeve, në përplasje u përfshinë një automjet dhe një kamion që transportonte fruta. Ngjarja ndodhi pranë kthesës për në Agrigento.
Autoriteti Kombëtar Italian i Rrugëve urdhëroi mbylljen e aksit në të dy drejtimet, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
