“Berishën nuk e ndal asgjë që të jetë pjesë e…”/ Noka shpërthen në akuza ndaj Nikollës: Je fytyra e turpit të këtij Parlamenti

Data

Deputeti Flamur Noka ka qenë i ashpër në gjuhën përdorur ndaj kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla pas mos pranimit të rikthimit të Sali Berishën në grupin parlamentar të PD.

Noka e ka quajtur Nikollën “përfaqësuese dinjitoze e narkoregjimit, je fytyra e turpit të këtij Parlamentit”, ndërsa shtoi se askush nuk e ndal Berishën të jetë pjesë e grupit të PD.

“Na keni kthyer në objekt diskutimi në Europë sepse Shqipëria sot prodhon destabilitet e trafik droge. Para e të nisin diskutimet, merr parasysh kërkesën e grupit të PD. Rregullorja përcakton qartë procedurën e hapat kur një deputet është anëtar i një grupi.

Në një narko shtet ku keni mbase rregulla të tjera por për sa kohë ky vend quhet Republika e Shqipërisë, ne kemi një kushtetutë.
Je përfaqësuese dinjitoze e narkoregjimit, je fytyra e turpit të këtij Parlamentit.
Berishën askush nuk e ndalon të jetë deputetet i Shqipërisë sa kohë është në listat dhe grupi ka përcjellë një listë ku janë të gjithë deputetët. Nuk ke asnjë autoritet mbi këtë grup”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related