Ajo ‘fije e kuqe’ që bashkon Italinë dhe Shqipërinë

Data

Çfarë e lidh dhe e ndan Shqipërinë dhe Italinë?

Supozohej të ishte një “Guantanamo e re”, një “deportim masiv” apo “një marrëveshje historike”, një “model për të gjithë Bashkimin Evropian” – por, më shumë se një vit pas nënshkrimit, pakti Itali-Shqipëri për emigrantët nuk është as tmerr dhe as mrekulli – është pikëpyetje.

Në dy qendrat e ndërtuara në Shëngjin dhe Gjadër, në veri të vendit, ka vetëm qen endacakë, të mbledhur nga agjentët italianë, të cilët qëndrojnë në detyrë, kur nuk qarkullojnë si turistë, “sepse nuk kemi çfarë të bëjmë këtu”, kanë thënë ata për kamerat e fshehta të emisionit shqiptar “Piranjat”.

Pakti mes Giorgia Melonit dhe Edi Ramës është pezulluar efektivisht, duke pritur që gjyqtarët e Gjykatës Evropiane të vendosin nëse magjistratët italianë kanë të drejtë që thonë se marrëveshja e nënshkruar në Romë më 6 nëntor 2023 bie ndesh me ligjin komunitar apo jo. Në këtë harresë, Shqipëria është bërë sërish “motra” e Italisë. Emri i saj flitet çdo ditë. E majta është e kënaqur me “dështimin” e projektit “neokolonial” të mazhorancës. E djathta, megjithatë, është e bindur se do të realizohet. “Unë nuk ndërmarr nisma që nuk mendoj se mund t’i mbaj”, tha Giorgia Meloni.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related