“Ah Sotir, Sotir” / Beqiraj ironizon Ramën: BE kërkon punë, ti bredh katoqeve të botës

Data

Ish-zvministrja e Financave në qeverinë Rama, Irena Beqiraj, ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një reagim në rrjetet sociale, Beqiraj shprehet se pavarësisht se ligjet mund të përshtaten deri në vitin 2030, madje edhe me ndihmën e inteligjencës artificiale, anëtarësimi në BE është i pamundur pa zbatimin real dhe të plotë të tyre, si dhe pa përmbushjen konkrete të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian.

Ajo ndalet te deklarata e Ramës se Shqipëria është ende larg standardeve europiane për sigurinë ushqimore dhe se qeveria po kërkon një fazë tranzitore prej pesë vitesh pas anëtarësimit. Sipas Beqirajt, problemi nuk qëndron vetëm te siguria ushqimore, por edhe te menaxhimi i tokës, mjedisit dhe mbetjeve, fusha ku vendi mbetet po aq larg kritereve të BE-së.

“Ligjet mund t’i përshtasim, por pa implementim real nuk ka anëtarësim. ‘Faza e ndërmjetme’ është fjala kyçe që tregon se kur realisht mund të hyjmë në BE”, shkruan Beqiraj.

Në fund, ajo ironizon kryeministrin me një thirrje të drejtpërdrejtë, duke theksuar se ndërsa Bashkimi Europian kërkon punë serioze dhe reforma konkrete, Rama është më shumë i angazhuar në udhëtime dhe dalje simbolike jashtë vendit.

“Ah Sotir, Sotir! BE kërkon shumë punë, por ti bredh katoqeve të botës!”, përfundon reagimi i saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related