Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit, pasi u kap duke transportuar mallra të dyshuara kontrabandë.
Gjatë kontrollit të imtësishëm në automjetin tip furgon që ai drejtonte, u gjetën bizhuteri, produkte kozmetike, veshmbathje, produkte ushqimore, medikamente mjekësore dhe lubrifikantë për automjete, të cilat nuk shoqëroheshin me dokumentacionin përkatës.
Shtetasi me iniciale E. B., banues në Tiranë, u vu në pranga në flagrancë, ndërsa malli dhe automjeti u sekuestruan si prova materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për vijimin e hetimeve.
