Aeroporti i Vlorës nuk hapet këtë verë, anulohen fluturimet charter

Data

Aeroporti i Vlorës nuk do të nisë operimet këtë sezon veror, pasi ende nuk ka marrë certifikimin e nevojshëm, duke sjellë pasoja të menjëhershme për turizmin.

Si rezultat, janë anuluar fluturimet charter nga vendet nordike drejt Vlorë, të cilat ishin planifikuar me disa frekuenca javore dhe të lidhura me kontrata turistike për sezonin.

Sipas operatorëve turistikë, anulimi prek veçanërisht kontratat “allotment”, duke ndikuar në rezervimet e hoteleve dhe fluksin e turistëve për këtë verë.

Megjithatë, Shqipëria mbetet në planet e tregjeve nordike për vitin e ardhshëm, me pritshmëri për më shumë fluturime nëse aeroporti bëhet funksional.

Kjo është hera e dytë radhazi që hapja e aeroportit shtyhet, ndërsa procesi është ndikuar edhe nga çështje ligjore mes aksionerëve dhe vonesa në procedurat teknike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related