Shehaj: PS po mbron Ballukun, do i drejtohemi Kushtetueses

Data

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar se Partia Socialiste nuk ka ndërmend të lejojë heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar autorizim për arrestim.

I ftuar në një studio televizive, Shehaj u shpreh se prej dy muajsh mazhoranca po e mbron Ballukun, fillimisht përmes pezullimit nga detyra dhe tani përmes qëndrimit ndaj kërkesës për heqjen e imunitetit. Sipas tij, një arrestim i mundshëm do të kishte pasoja politike për kryeministrin Edi Rama.

Ai njoftoi se së bashku me deputetin Erald Kapri do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar që kjo e fundit të shprehet mbi faktin që dosja e dorëzuar nga SPAK në Kuvend, sipas tij, po mbahet e mbyllur dhe deputetët nuk po informohen mbi përmbajtjen e saj, ndonëse duhet të votojnë për çështjen e imunitetit.

Shehaj pretendoi gjithashtu se në dosje përmenden përgjime që lidhen me ndarjen e tenderave, ndërsa theksoi se drejtësia duhet të bëjë punën e saj pa ndërhyrje politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related