Rama: Çdo janar rritje pensionesh, do jepen karta për artikuj bazë

Data

Kryeministri Edi Rama deklaroi se duke nisur nga ky vit, pensionet në Shqipëri do të rriten çdo janar, duke kaluar nga indeksimi në rritje reale.

Gjatë një takimi me pensionistë, ai theksoi se deri më tani është aplikuar vetëm indeksimi, ndërsa tashmë ekonomia, sipas tij, ka krijuar kushtet për rritje të vazhdueshme të pensioneve.

Rama shtoi se rritja do të vijojë çdo vit dhe do të synojë përmirësimin gradual të nivelit të jetesës për pensionistët dhe kategoritë në nevojë, përfshirë edhe invalidët.

Ai njoftoi gjithashtu se qeveria po planifikon të shpërndajë karta për blerjen e artikujve bazë, si një formë mbështetjeje për qytetarët më në nevojë.

Në fjalën e tij, kryeministri përmendi edhe ndikimin e krizave globale, si pandemia, lufta në Ukrainë dhe tensionet në Lindjen e Mesme, të cilat sipas tij kanë ndikuar në rritjen e çmimeve, veçanërisht të naftës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related