Advokacia e Konkurrencës, Denar Biba dialog me gazetarët: Duhet të kemi sensibilitetin e nevojshëm ndaj biznesit

Data

Në një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e konkurrencës së drejtë, Autoriteti i Konkurencës organizoi një workshop me temën “Advokacia e Konkurrencës”. Ky aktivitet mblodhi gazetarë nga media të ndryshme, të cilët patën mundësinë të diskutonin mbi rolin e këtij institucioni në sigurimin e një tregu të lirë dhe efektiv.

Denar Biba, kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, ndau eksperiencën e tij dhe theksoi se “një autoritet i konkurrencës duhet të ketë sensibilitetin e nevojshëm ndaj biznesit; nuk është aty për të rrënuar biznesin. Në një sistem kapitalist, është e rëndësishme të përpiqemi të kontrollojmë sa më pak që mundemi lidhur me veprimtaritë e biznesit. Nëse nuk e bëjmë këtë, bizneset kanë lirinë të realizojnë transaksione dhe të hyjnë në marrëveshje me njëri-tjetrin.

Ai vazhdoi duke shpjeguar se është vendosur një ligj dhe disa limite nga legjislatori, duke respektuar atë që kanë bërë popujt dhe shtetet e tjera më të zhvilluara. “Ligji ynë është një adaptim i legjislacionit spanjoll për mbrojtjen e konkurrencës dhe është plotësisht i përafruar me legjislacionin evropian dhe aktet e Bashkimit Evropian.” shtoi ai.

Workshop-i u zhvillua si një diskutim interaktiv, ku përfaqësuesit e Autoritetit iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve, duke ofruar sqarime dhe detaje të rëndësishme mbi veprimtarinë e institucionit dhe ndikimin e tij në tregun vendas. Ky aktivitet nënvizon angazhimin e Autoritetit të Konkurrencës për të promovuar një ambient të shëndetshëm konkurues, i cili është thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related