Nga ekonomia te emigracioni, ja “trashëgimia” që la pas Joe Biden

Data

Në fund, presidenti Joe Biden doli i izoluar nga skena politike. Pas javësh luftimesh për jetën e tij politike, një letër e tij zbuloi një nga nga vendimet më historike në politikën moderne amerikane. Asnjëherë më parë një president nuk është larguar nga gara për rizgjedhje kaq afër ditës së zgjedhjeve – dhe për 24 ditë dukej sikur ai me kokëfortësi po planifikonte të dilte nga stuhia që pasoi debatin e 27 qershorit të “CNN” në Atlanta. Vetë “The Economist”, i cili nuk i kurseu kritikat, nënvizoi vështirësitë me të cilat duhej të përballej “Sleepy Joe” në fillim të mandatit të tij: sulmi traumatik në Kapitol, pasojat sociale dhe produktive të pandemisë.

Shifrat ekonomike e vërtetojnë: papunësia nuk ka qenë kurrë kaq e ulët; pasuria e familjes është rritur, veçanërisht ajo e familjeve me të ardhura të ulëta; bursa po shkon drejt niveleve të reja të larta, pavarësisht edhe rrëshqitjes së fundit të disa gjigantëve të teknologjisë së lartë. Nëse shikoni një nga politikat kryesore të Partisë Demokratike, aksesin në sistemin shëndetësor, suksesi ka qenë i plotë. Sipas një analize të fundit të Bloomberg, në gjysmën e dytë të 2023 numri i amerikanëve pa policë sigurimi ka arritur një nivel historik të ulët: 7.2% e popullsisë.

Në fillim të mandatit të tij, kishte 12 milionë abonentë në planin e shëndetit publik, Obamacare; sot i kalojnë 21. Ka nga ata që mund të pretendonin fitoren, por ky nuk ishte rasti me Biden: në muajt e fundit popullariteti i tij ka mbetur i ulët. Në frontin e parë, rekordi i vitit 2023 flet për gati 2.5 milionë migrantë të kapur në kufirin jugperëndimor. Sa i përket çmimeve, inflacioni ka gërryer fuqinë blerëse të familjeve. Tani po ngadalësohet, por sidoqoftë amerikanët po i ndjejnë pasojat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related