Një aksident rrugor është regjistruar në aksin e vjetër Fier–Levan, në zonën e njohur si Çezma e Levanit, ku janë përfshirë tre automjete.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar qarkullimin në këtë segment rrugor, ku gjatë fundjavës regjistrohet fluks i shtuar automjetesh.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
