Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Vuçiç tregon afatet

Data

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se shërbimi i detyrueshëm ushtarak pritet të rikthehet ose në dhjetor të këtij viti, ose në mars të vitit 2027. Sipas tij, afati do të varet nga gatishmëria e infrastrukturës dhe kapaciteteve të Forcave të Armatosura Serbe.

Duke folur pas një takimi me drejtuesit e ushtrisë mbi analizën e gjendjes për vitin 2025, Vuçiç tha se vendimi përfundimtar do të merret brenda një ose dy muajve. Pas kësaj, nisma do t’i paraqitet Kuvendit të Serbisë dhe do të nisë procesi i regjistrimit të rekrutëve.

Shërbimi ushtarak do të zgjasë 75 ditë. Presidenti theksoi se ushtria ka pajisje bazë të mjaftueshme, por nevojiten investime shtesë për rinovimin e qendrave të rekrutimit, përmirësimin e klinikave ushtarake dhe modernizimin e objekteve të tjera. Qëllimi, sipas tij, është që të rinjtë ta kryejnë shërbimin në kushte dinjitoze, duke fituar disiplinë, përgjegjësi dhe ndjenjë patriotike.

Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm kërkon miratimin e Kuvendit dhe është diskutuar prej vitesh nga autoritetet serbe. Iniciativa konkrete u ndërmor në janar 2024 nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Serbe dhe u formalizua me një marrëveshje të nënshkruar nga Vuçiç në shtator të po atij viti.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak ishte shfuqizuar më 1 janar 2011, kur Serbia kaloi në modelin vullnetar. Ndërkohë, edhe Kroacia ka vendosur ta rikthejë shërbimin ushtarak nga tetori 2025, ndërsa disa vende evropiane dhe rajonale nuk e kanë hequr kurrë këtë detyrim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related