“U njoftua si dorëheqje, por nuk ishte” – Berisha tregon pse shkarkoi Ilir Rusmailin nga qeveria

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar detaje të reja mbi largimin e Ilir Rusmailit nga posti i ministrit të Drejtësisë dhe zëvendëskryeministrit gjatë kohës kur ai drejtonte qeverinë.

Gjatë konferencës së sotme për mediat, Berisha theksoi se largimi i Rusmailit nuk ishte një dorëheqje, siç u komunikua publikisht në atë kohë, por një shkarkim i drejtpërdrejtë prej tij, për arsye të rënda etike dhe institucionale.

Sipas Berishës, arsyeja e shkarkimit lidhej me një presion dhe kërcënim të ushtruar nga vëllai i Ilir Rusmailit ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke përmendur emrin e ministrit. Kreu i PD-së tha se kërcënimi ishte i regjistruar me prova, pasi drejtori i burgjeve kishte dokumentuar bisedën.

“Siç shkarkova unë Ilir Rusmailin. Po, absolutisht iu them ju, me dokumente. Me një akt njerëzie u njoftua si dorëheqje, por nuk ishte. I vëllai i tij, të cilin e njihja, kishte bërë presion ndaj drejtorit të përgjithshëm të burgjeve dhe e kishte kërcënuar. Ai e kishte regjistruar”, deklaroi Berisha.

Berisha shtoi se problemi u thellua më tej, pasi sipas tij, ministri Rusmaili nuk dënoi veprimin e të vëllait, por përkundrazi, shkarkoi drejtorin e burgjeve për faktin që kishte regjistruar kërcënimin.

“Vëllai përmendte ministrin. Dhe ministri, në vend që të dënonte vëllain e tij që kishte përdorur emrin e tij për presion, shkarkon drejtorin sepse e kishte regjistruar. Unë, sapo u ktheva nga jashtë, e shkarkova ministrin dhe i kërkova dorëheqjen”, u shpreh Berisha.

Kreu i PD-së e solli këtë rast si krahasim me situatën aktuale, duke deklaruar se Belinda Balluku duhej të ishte larguar nga detyra në të njëjtën mënyrë, në emër të përgjegjshmërisë politike.

Sipas Berishës, rasti i Rusmailit tregon se gjatë qeverisjes së tij, standardet e etikës dhe përgjegjësisë ishin të panegociueshme, pavarësisht pozitës apo lidhjeve familjare të zyrtarëve të lartë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related