Tentuan të grabisnin një 70-vjeçar në Borsh, arrestohen tre të dyshuar

Data

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes me dhunë të një 70-vjeçari në fshatin Borsh.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 12 korrik 2026. Tre të dyshuarit pretendohet se hynë në banesën e të moshuarit, e mbajtën me forcë dhe e kërcënuan me një imitues arme zjarri, konkretisht një pistoletë çakmak, me qëllim vjedhjen e një shume parash.

Pas kallëzimit të 70-vjeçarit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë zhvilluan hetime intensive, të cilat çuan në identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e tre personave.

Në pranga u vunë E. Xh., 25 vjeç, banues në Selenicë, K. T., 23 vjeç, banues në Vlorë, dhe A. C., 19 vjeç, gjithashtu banues në Vlorë.

Nga verifikimet rezultoi se 19-vjeçari A. C. ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe dyshohet se e kishte thyer atë.

Policia tha se tre të rinjtë kishin mbajtur nën vëzhgim banesën e të moshuarit për dy ditë dhe kishin marrë me qira një automjet për realizimin e planit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet tip “Mercedes-Benz”, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related