Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn, babai i Martin Canit: Prisnim një dënim më të rëndë

Data

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn, i akuzuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë.

Vendimi ishte dhënë më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë, ndërsa familja e viktimës kërkonte një dënim më të rëndë.

Pas përfundimit të seancës, babai i Martin Canit deklaroi për mediat se dhimbja e familjes mbetet e madhe dhe se masa e dënimit nuk i përmbushi pritshmëritë e tyre.

“Kjo që na ka ndodhur ne, mos i ndodhtë askujt. Ligjet janë ligje, por ne pretendonim një dënim më të madh”, u shpreh ai.

Sipas babait të të miturit, në çështje janë marrë në konsideratë dy vepra penale dhe rrethana cilësuese, ndërsa ai theksoi se ngjarja mund të kishte pasur pasoja edhe më të rënda për fëmijët e tjerë që ndodheshin pranë.

“Falë Zotit që nuk pati fëmijë të tjerë. Dhimbja jonë është shumë e madhe”, deklaroi ai.

Vendimi i Apelit konfirmon dënimin prej 16 vitesh burg, ndërsa familja e Martin Canit vijon të kërkojë drejtësi më të fortë për humbjen e djalit të tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related