Mediu: Serbia e Vuçiçit është armike e hapur e Kosovës dhe e kombit shqiptar

Data

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar pas deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila u shpreh se, po të ishte në vend të ish-presidentit Sllobodan Millosheviç në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

Përmes një reagimi publik, Mediu e cilësoi deklaratën si dëshmi të politikës aktuale të Beogradit, duke theksuar se ajo nuk lidhet me të kaluarën, por pasqyron, sipas tij, orientimin e sotëm të qeverisë serbe.

Reagimi i Fatmir Mediut:

“Qeveria e Vuçiçit, e përfaqësuar nga ministrja kriminale, bën thirrje për spastrim etnik.

Ky qëndrim nuk ka të bëjë me historinë apo me mosdënimin e krimeve, por flet për realitetin e sotëm dhe për qëllimet kriminale të regjimit të Vuçiçit.

Serbia e Vuçiçit mund të jetë aleate e Ramës, por është qartësisht armike e hapur e Kosovës dhe e kombit shqiptar. Çdo politikë e Vuçiçit dhe e qeverisë serbe synon aneksimin e Kosovës dhe eliminimin e shqiptarëve.

As deklaratat e ministres së Vuçiçit dhe as armatosja marramendëse e Serbisë nuk mund të shihen si zhvillime spontane, por si pjesë e një politike të qartë antishqiptare dhe kundër sigurisë në Ballkan, të koordinuar me Kremlinin.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related