Rrezikuan pushuesit në Vlorë, Policia bllokon dy gomone dhe gjobit drejtuesit

Data

Dy drejtues mjetesh lundruese janë ndëshkuar me gjoba të konsiderueshme dhe u janë bllokuar gomonet, pasi u konstatuan duke lundruar pranë vijës bregdetare, në kundërshtim me rregullat e sigurisë dhe duke rrezikuar pushuesit.

Rasti i parë u regjistrua në plazhin e Potamit, pas një denoncimi të qytetarëve se një gomone po lundronte shumë pranë bregut. Shërbimet e Policisë Kufitare të Vlorës ndërhynë menjëherë, lokalizuan mjetin në plazhin e Drimadhes dhe e bllokuan. Drejtuesi i gomones u ndëshkua me një gjobë prej 500 mijë lekësh.

Rasti i dytë u konstatua gjatë patrullimeve në zonën e Plazhit të Hidrovorit, ku një tjetër gomone po lëvizte në afërsi të bregut. Policia ndaloi dhe bllokoi mjetin lundrues, ndërsa drejtuesi u gjobit me 510 mijë lekë. Gjatë verifikimeve rezultoi se ai nuk dispononte dokumentacionin e detyrueshëm në bord, sipas legjislacionit në fuqi.

Policia e Shtetit apelon ndaj të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese të respektojnë rregullat e lundrimit dhe zonat e përcaktuara për sigurinë e pushuesve.

Gjithashtu, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo shkelje që cenon sigurinë në det, duke garantuar reagim të menjëhershëm ndaj çdo njoftimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related