Këlliçi: Skandaloze që Rama lavdëroi Ballkanin e Hapur, ndërsa ministrja serbe foli për “spastrim etnik” në Kosovë

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në një intervistë për Euronews Serbia, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe “skandaloze”.

Sipas Këlliçit, në të njëjtën ditë kur një ministre e qeverisë serbe deklaroi se, po të ishte në vend të ish-presidentit Sllobodan Millosheviç, do ta kishte kryer “spastrimin etnik” në Kosovë, kryeministri shqiptar zgjodhi të fliste me tone pozitive për presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe për nismën “Ballkani i Hapur”, pa dënuar deklaratat e zyrtares serbe.

Deputeti demokrat e akuzoi Ramën se po rreshtohet politikisht në krah të Vuçiçit, duke e cilësuar këtë një qasje të përsëritur gjatë viteve të fundit.

Reagimi i Belind Këlliçit:

“Skandaloze! Ditën që një ministre e Vuçiç deklaron në një intervistë se po të ishte ajo në vend të Millosheviçit, do ta kishte realizuar pastrimin etnik në Kosovë, Edi Rama u shfaq në Euronews Serbia dhe foli me simpati për presidentin serb.

As nuk dënoi deklaratat e zyrtares së lartë, as nuk shprehu indinjatë. Përkundrazi, tha se ideja e Ballkanit të Hapur ishte fantastike.

Edi Rama u asociua me Vuçiç kur tha se kjo ide fantastike u sulmua vetëm sepse ata të dy qëndronin pas saj.

E papranueshme, skandaloze kjo qasje. Është një qëndrim i përsëritur prej 13 vitesh. Në shesh duhet të rrëzojmë sunduesin e Tiranës dhe binjakun e autokratit të Beogradit. Është imperativ kombëtar.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related