PD pritet të rinovojë drejtimin, Flamur Noka drejt rikonfirmimit si nënkryetar

Data

Partia Demokratike pritet të zhvillojë nesër procesin për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të strukturave të saj, në kuadër të rinovimit të kupolës drejtuese.

Sipas informacioneve paraprake, Flamur Noka pritet të rikandidojë dhe të rikonfirmohet në postin e nënkryetarit të Partisë Demokratike. Deri më tani nuk është bërë publik emri i ndonjë kandidati që do ta sfidojë për këtë funksion.

Gjithashtu, Gazment Bardhi pritet të zgjidhet nënkryetar i PD-së, një zhvillim që nuk konsiderohet surprizë, pasi ai mban aktualisht detyrën e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Statuti i partisë parashikon që kryetari i grupit parlamentar të ushtrojë edhe funksionin e nënkryetarit.

Ende nuk është e qartë nëse Agron Gjekmarkaj do të vijojë të mbajë postin e nënkryetarit. Ndër emrat që përfliten si kandidatë për këto funksione janë edhe Luçiano Boçi, Klevis Balliu dhe Belind Këlliçi.

Në strukturën e re drejtuese pritet të ketë edhe përfaqësim të grave. Një nga emrat që përmendet në këtë kuadër është Erisa Bajaziti, megjithëse deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Partia Demokratike.

Procesi i zgjedhjeve të brendshme pritet të përcaktojë përbërjen e re të drejtimit të partisë dhe të shënojë një etapë të re në organizimin e saj politik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related