Protesta hyn në ditën e 44-t, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej” dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Data

Protesta kundër qeverisë ka hyrë sot në ditën e saj të 44-t radhazi, ndërsa qytetarë dhe përfaqësues të opozitës janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Pjesëmarrësit kanë mbajtur pankarta dhe kanë hedhur thirrje kundër korrupsionit, ndërsa kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama.

Sipas protestuesve, tubimet do të vijojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, duke theksuar se nuk do të tërhiqen nga qëndrimi i mbajtur gjatë javëve të fundit.

Protesta pritet të vijojë me marshim dhe fjalime, ndërsa në qendër të saj mbeten kritikat ndaj qeverisjes dhe kërkesa për ndryshim politik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related