Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë pasditen e së hënës zonën e Llamanit, në Himarë.
Nga pamjet e publikuara, flakët duket se kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme dhe po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë.
Deri tani nuk ka informacion zyrtar nëse në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse apo mjete të tjera për neutralizimin e zjarrit.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së flakëve dhe as dëmet e mundshme materiale apo mjedisore.
Pritet që autoritetet vendore dhe strukturat e emergjencave civile të japin detaje mbi situatën dhe operacionin për vënien e zjarrit nën kontroll.
