Protesta e 40-të në Tiranë, qytetarja: Në spitale mungojnë ilaçet, ndërsa 4 milionë euro shkojnë për një koncert

Data

Ka vijuar këtë të enjte protesta e 40-të radhazi kundër qeverisë në Tiranë, ku qytetarët janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” për të nisur më pas marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë tubimit, pjesëmarrësit kanë përsëritur thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe kanë ngritur shqetësime për çështje që lidhen me pensionet, sistemin shëndetësor dhe përdorimin e fondeve publike.

Një qytetare u shpreh se arsyeja e pjesëmarrjes së saj në protestë lidhet me vështirësitë ekonomike dhe mungesën e shërbimeve bazë.

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve, për mungesën e ilaçeve. Pensionet janë të vjedhura. Pensioni 97 mijë lekë nuk më del për asgjë. Shkoj të blej ilaçet dhe nuk janë të sakta, në spital nuk vizitohesh dot,” tha ajo.

Duke iu referuar vendimit të qeverisë për financimin e koncertit të reperit amerikan Kanye West, protestuesja kritikoi prioritetet e ekzekutivit.

“Kryeministri ka 4 milionë euro për një këngëtar, ndërsa popullin e lë në këtë gjendje,” u shpreh ajo.

Qytetarja deklaroi gjithashtu se nuk do të ndalojë së protestuari, ndërsa ngriti edhe shqetësime lidhur me zvarritjen e proceseve gjyqësore për çështjet e pronës.

“Të mblidhemi të gjithë. Nuk ikim pa u bërë ndryshimi. Kam 10-12 vjet me gjykata dhe ende nuk kam marrë një përgjigje për pronat,” tha ajo.

Protesta pritet të vijojë gjatë mbrëmjes me marshim në rrugët e kryeqytetit dhe fjalime nga qytetarë e organizatorë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related