Ka nisur marshimi i protestuesve drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku pritet të zhvillohet tubimi përpara godinës së Kryeministrisë në kuadër të protestës së 36-të radhazi në Tiranë.
Sipas organizatorëve, numri i pjesëmarrësve është në rritje, ndërsa përgjatë marshimit dëgjohen thirrje dhe slogane që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë lëvizjes drejt qendrës së kryeqytetit, protestuesit brohorasin mesazhe si “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi” dhe “Dorëheqje”, duke theksuar se kërkesa kryesore e protestës mbetet largimi i kryeministrit nga detyra.
Protesta zhvillohet në vazhdën e tubimeve të përditshme që po mbahen prej 36 ditësh në Tiranë, ndërsa autoritetet nuk kanë reaguar ende zyrtarisht lidhur me zhvillimet e mbrëmjes.
