Pësoi dëmtime të rënda në aksidentin e autobusit, familja e 8-vjeçarit apelon për ndihmë

Data

Familja e 8-vjeçarit Arenso Sadushi ka bërë apel për ndihmë pas aksidentit tragjik të autobusit të linjës Berat–Tiranë, ku humbi jetën shoferi dhe mbetën të plagosur 12 persona.

Vogëlushi ndodhet i shtruar në Spitalin Universitar të Traumës, ku po merr trajtim të specializuar. Sipas familjarëve, ai ka pësuar dëmtime shumë të rënda dhe mjekët janë detyruar t’i amputojnë njërën këmbë për t’i shpëtuar jetën.

Për të përballuar kostot e trajtimit, rehabilitimit dhe kujdesit afatgjatë, familja ka hapur një fushatë në platformën GoFundMe.

Sipas njoftimit të publikuar nga familjarët, fondet e mbledhura do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve mjekësore, rehabilitimin fizik, pajisjen me protezë dhe çdo trajtim tjetër që Arensos do t’i nevojitet gjatë muajve në vijim.

Aksidenti ndodhi më 30 qershor në autostradën Durrës–Tiranë. Sipas hetimeve paraprake, shoferi i autobusit dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë drejtimit të mjetit, duke humbur kontrollin dhe shkaktuar aksidentin, ku mbeti viktimë vetë drejtuesi dhe u plagosën 12 pasagjerë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related