Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë, brohoritje dhe thirrje gjatë tubimit

Data

Mijëra qytetarë vijuan marshimin në rrugët e Tiranës në kuadër të protestës së 35-të kombëtare, duke kaluar në disa nga akset kryesore të kryeqytetit.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit brohoritën slogane të ndryshme, mes tyre “Lironi çunat”, si dhe thirrje drejtuar kryeministrit Edi Rama. U dëgjuan gjithashtu slogane si “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.

Marshimi vijoi drejt Komisariatit nr. 3, ku protestuesit shprehën mbështetje për personat e ndaluar gjatë protestës së mëparshme pranë Kuvendit.

Tubimi u zhvillua me pjesëmarrjen e qytetarëve nga zona të ndryshme të vendit dhe të përfaqësuesve të diasporës shqiptare, ndërsa organizatorët deklaruan se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related