Protesta e 35-të kundër qeverisë, diaspora mbërrin në Tiranë për tubimin mbarëkombëtar

Data

Qytetarë shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së 35-të kundër qeverisë, e cila pritet të zhvillohet këtë mbrëmje në kryeqytet.

Sipas organizatorëve, tubimi është parashikuar të nisë në orën 19:00, ku protestuesit do të mblidhen për të shprehur qëndrimet e tyre dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Autokolonat me pjesëtarë të diasporës kanë nisur udhëtimin drejt Shqipërisë që prej ditës së djeshme, ndërsa gjatë ditës së sotme ato kanë mbërritur në Tiranë për t’u bashkuar me protestuesit.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë në tubimin e mbrëmjes, duke theksuar se protesta synon të shprehë pakënaqësitë ndaj qeverisjes dhe kërkesat e tyre politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related