Dënimi i Salianjit, Xhixho: Mesazh se kush denoncon shkon në burg, parlamenti ka humbur funksionin

Data

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho thotë se Partia e Lirisë nuk është e tërhequr asnjëherë nga aksioni opozitar dhe se ka qenë gjithmonë në protestat para bashkisë Tiranë dhe do të jetë e angazhuar edhe në protestën e 7 tetorit.

E ftuar në një studio televizive, Xhixho deklaroi se para disa javësh u rrëzua me forcën e kartonit një vendim i Gjykatës Kushtetuese për rastin e Olta Xhaçkës, dhe se në momentin që rrëzohet një vendim i Kushtetueses është një puç kushtetues dhe se nuk mund të flitet më as për drejtësi dhe as për shtet ligjor.

Nga ana tjetër, ajo e cilësoi si dënim politik atë të dhënë ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji dhe se qeveria donte të jepte mesazh qytetarëve duke përdorur drejtësinë, se kush denoncon dhe flet, do shkojë në burg.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese kërkonte shqyrtim në themel të rastit Xhaçka, për të cilin ka përfituar bashkëshorti i vetë si investitor strategjik me firmën e Kryeministrit.

Ky është një rast shumë i rëndë që duhet të kishte ndërgjegjësuar qytetarët, ndërkombëtarët dhe shoqërinë.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, një javë pas rrëzimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kemi një dënim politik të kolegut Salianji.

Kemi një dënim të pabazuar në ligj. Zoti Salianji ka bërë një akuzë nga foltorja, për një super skandal të qeverisë socialiste, siç bëjmë të gjithë ne.

Kallëzimi i rremë publik nuk ekziston. Salianji nuk ka bërë kallëzim as në prokurori dhe as në polici.

Kush denoncon pjesëtarë të qeverisë apo familjarë të tyre shkon në burg, ku është shqetësimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related