Autokolona e diasporës mbërrin në Lezhë, protestuesit nisen drejt Tiranës për tubimin kombëtar

Data

Autokolona e automjeteve me shqiptarë të ardhur nga diaspora ka mbërritur në Lezhë, ndërsa vijon lëvizjen drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës kombëtare të paralajmëruar për mbrëmjen e kësaj të shtune.

Sipas organizatorëve, protesta do të zhvillohet para godinës së Kryeministrisë dhe përkon me ditën e 35-të të tubimeve të njëpasnjëshme. Pjesëmarrësit kanë deklaruar se kërkesat e tyre përfshijnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, hetimin e tij dhe të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si edhe ndryshime në sistemin politik.

Organizatorët kanë deklaruar gjithashtu se kërkojnë krijimin e një qeverie tranzitore pas largimit të ekzekutivit aktual, duke theksuar se protesta synon të shprehë këto kërkesa përmes një pjesëmarrjeje sa më të gjerë qytetare.

Ndërkohë, autokolona e mjeteve me pjesëmarrës nga diaspora vijon udhëtimin drejt kryeqytetit, ku në orët e mbrëmjes pritet të zhvillohet tubimi i paralajmëruar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related