Lea Ypi publikon letrën e organizatave të diasporës shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar: Mbështetje për protestat dhe thirrje për dialog

Data

Shkrimtarja dhe akademikja Lea Ypi ka shpërndarë në rrjetet sociale një letër të hapur të nënshkruar nga disa organizata të diasporës shqiptare me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, drejtuar Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Në dokument, organizatat shprehin mbështetje për protestat qytetare që po zhvillohen në vend, duke i cilësuar ato si një shprehje të së drejtës demokratike për tubim dhe pjesëmarrje qytetare. Gjithashtu, ato dënojnë çdo pretendim për përdorim të dhunës ndaj protestuesve paqësorë dhe bëjnë thirrje për respektimin e lirive themelore.

Letra përmban katër kërkesa kryesore drejtuar institucioneve shqiptare:

  • transparencë të plotë për ligjet, vendimet dhe kontratat që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe pasurive natyrore;
  • llogaridhënie për vendimmarrjet që kanë të bëjnë me shitjen ose dhënien me koncesion të pasurive shtetërore;
  • garantimin e interesit publik si parim themelor në politikat e zhvillimit ekonomik;
  • nisjen e një dialogu të hapur dhe konstruktiv me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe protestuesit.

Në letrën e tyre, organizatat theksojnë se protestat paqësore përfaqësojnë funksionimin e një shoqërie civile aktive dhe u bëjnë thirrje institucioneve të adresojnë shqetësimet e ngritura përmes dialogut dhe transparencës.

Dokumenti është firmosur nga 11 organizata shqiptare që veprojnë në Mbretërinë e Bashkuar, mes tyre UKAP Foundation, Kosovar Albanian Youth Against Violence, British Albanian Culture & Arts Association, Edinburgh University Albanian Society, Cambridge University Albanian Society, LSE Albanian Society, UCL Albanian Society, Diasporas Speaking, Albanian Book Lovers Culture Club, Successful Mothers dhe Gjurmë Iliriane.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related