Nis protesta e 32-të kundër qeverisë, qytetarët mblidhen në Sheshin “Skënderbej”

Data

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur këtë mbrëmje në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë për protestën e 32-të radhazi kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas organizatorëve, pas grumbullimit në shesh, protestuesit do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të zhvillohet tubimi kryesor.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë deri në realizimin e kësaj kërkese dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në tubimet e ardhshme.

Protestat kundër qeverisë kanë vijuar prej më shumë se një muaji, me organizatorët që i kanë paraqitur ato si një lëvizje qytetare kundër korrupsionit dhe për ndryshime në qeverisje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related