E akuzoi se fëmijën nuk e ka me të,gjyqtarja ushtron dhu** fizike ndaj tij: Burri më thotë, që jam e përdalë

Data

Gjyqtarja e Tiranës, Arnisa Këlliçi rezulton të ketë ushtruar dhu** fizike mbi burrin e saj, Klejd Këlliçi.
Aktualisht gjyqtarja Këlliçi ndodhet me status e “pezulluar” me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), pasi prokuroria e Durrësit, e ka marë të pandehur për akuzën e “Kallëzimit të rremë” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, duke krijuar prova të rreme kundra prokurorit të Tiranës, Adriano Dyrmishisht.

Ngjarja është rregjistruar në mesnatën e 28 gushtit 2024 në rrugën “Reshit Çollaku” në Tiranë, ku forcat policore të komisariatit Nr.3 janë angazhuar për parandalimin e përshkallëzimit të një krimi në familje Këlliçi.
Kjo pasi në komisariat, në orët e mesnatës ishte paraqituri shtetasi Klajd Këlliçi, burri i gjyqtares së Tiranës, Arnisa Këlliçi.

Oficeri i rojes në komisarit, ka shfaqur habi kur ka dëgjuar nga Klejd Këllici, se gruaja e tij gjyqtare, e ka dhunuar ndaj kërkonte që të bënte kallëzim kundër saj dhe të paisej me urdhër mbrojtje, në mënyrë që ajo ta linte të qetë.
Oficeri H.M, ka administruar në kohë rekord kallëzimin e Klejd Këlliçit, i cili ka pretenduar se gruaja e tij e ka rrahur dhe i ka shqetësuar fëmijët, të cilët i ka larguar nga shtëpia e tij tek tezja.
Në kallëzimin e tij Klejd Këlliçi, deklaron para oficerit se:

“…jam paraqitur në Komisariatin Nr.3 për të kallëzuar në lidhje me faktin, që unë jam i martuar me Arnisa Këllicin, prej 12 vitesh. Kohët e fundit zonja në fjalë ka filluar të pijë dhe nuk ka sjellje korrekte në familje. Si pasojë e pijes, kemi pasur grindje të vazhdueshme dhe kjo shtetase pretendon se un dua ta largoj nga fëmijët, por e bëj këtë gjë pasi fëmijët shqetësohen. Ka kohë që ajo vepron në këtë mënyrë dhe sot kam marrë fëmijët, pasi kam qënë te tezja ime dhe në orën 00:00, ka ardhur te shpia tezes time e pirë dhe jam detyruar të marr fëmijët e të shkojmë në shtëpi…”.

Më tej Klejd Këlliçi, burri i gjyqtares i kërkon policisë se nuk ka dëshirë të ndjekë penalisht rastin për dhunën e ushtruar në familje nga bashkëshortja Këlliçi, por kërkon të paiset me një urdhër-mbrojtje.
“…sot rreth orës 01:00 gruaja ka thirrur policinë me preteksin se kam dashur ta dhunoj, por nuk është fare e vërtetë. Kam qënë dhe rreth 1 muaj më parë për urdhër-mbrojtje, por e kam tërhequr pasi menduam ti qetësonim gjërat, por kjo është një gjë që s’ka ndodhur. Dua ta theksoj se këtë kallëzim,nuk dua ta ndjek penalisht por kërkoj nga Policia Shtetit, urdhër mbrojtje…”-ka deklaruar Klejd Këlliçi.

Për të s’qaruar rrethanat e këtij kallëzimi të bërë nga burri i gjyqtares, oficerët e komisariatit Nr.3, kanë thirur për s’qarim duke i marë deklarim gjyqtares së kallëzuar për “dhunë në familje”.
Gjatë dhënies së dëshmisë Arnisa Këlliçi, ka shtangur punonjësin e policisë duke i thënë se gjerat janë acaruar me burrin, pasi ai i ka thënë që fëmijën R…, nuk e ka bërë me atë por me person tjetër, duke e akuzuar se ka pasur një lidhje jashtë martesore me një ish-gjyqtar të Gjykatës së Tiranës, A.M.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related