Pesë eurodeputetë morën pjesë në protestën e 30-të në Tiranë, apel për dëgjimin e qytetarëve

Data

Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe sot me zhvillimin e tubimit të 31-të radhazi në Tiranë. Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, si edhe shqiptarëve të diasporës, t’i bashkohen protestës që do të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Sipas organizatorëve, kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kësaj kërkese.

Ndërkohë, për paraditen e sotme, në orën 10:00, është paralajmëruar edhe një protestë para Kuvendit të Shqipërisë, me sloganin “Ndryshimi fillon me ne, është koha të zgjohemi”, e cila do të zhvillohet paralelisht me seancën plenare.

Në protestën e 30-të, të mbajtur një ditë më parë në Tiranë, morën pjesë edhe pesë eurodeputetë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Gjatë qëndrimit të tyre, ata u bënë thirrje institucioneve shqiptare të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe shprehën mbështetje për të drejtën e protestës paqësore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related