Deutsche Welle pasqyron protestën në Tiranë: Banderola “Ju erdhi fundi” u shpalos në Universitetin Politeknik

Data

Protesta e 30-të radhazi kundër qeverisë në Tiranë ka tërhequr vëmendjen edhe të medias ndërkombëtare. Deutsche Welle i kushtoi një raport zhvillimeve të së hënës, duke vënë në dukje vazhdimësinë e mobilizimit qytetar që prej më shumë se një muaji.

Sipas raportimit, gjatë tubimit një pjesë e protestuesve u zhvendos drejt Universitetit Politeknik të Tiranës, ku u tentua të shpalosej një banderolë me mbishkrimin “Ju erdhi fundi”.

Në kronikë thuhet se në vendngjarje ndërhynë efektivë të Policisë së Tiranës për të penguar vendosjen e banderolës, gjë që shkaktoi tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Pas disa përpjekjeve, banderola u shpalos në ballkonin e godinës së Universitetit Politeknik, ndërsa pjesëmarrësit brohoritën slogane si “Studentët” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri”.

Protestat në Tiranë vijojnë prej një muaji, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se do të vazhdojnë mobilizimin deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related