Senati amerikan votoi të mërkurën duke konfirmuar Tulsi Gabbard si drejtoreshë e inteligjencës kombëtare, zyrtarja më e lartë e inteligjencës së vendit.
Kandidatura e saj u kundërshtua forta nga demokratët dhe u shoqërua me dyshime fillestare nga republikanët që vunë në pikëpyetje përvojëne saj.
Rezultati i votimit ishte 52-48. Diskutimet në Senat zgjatën 2 muaj nëse Gabbard, një ish-demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve nga Hawaii, ishte e kualifikuar për të udhëhequr 18 agjencitë e inteligjencës të vendit dhe për të përgatitur raportin e përditshëm të inteligjencës së Presidentit Trump.
Senatori Mitch McConnell (R-Ky.) ishte e vetmja votë “jo” nga republikanët.
Vendimi i zotit Trump për të emëruar Gabbard për postin menjëherë pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit kapi në befasi disa ligjvënës dhe ish-zyrtarë të zbulimit.
