Balla: Marjana Koçeku duhet të dorëzojë mandatin e deputetes

Data

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se deputetja Marjana Koçeku, e njohur edhe si NeoMalësorja, duhet të dorëzojë mandatin pas largimit të saj nga grupi parlamentar i PS-së.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, Balla u shpreh se mandati i Koçekut është fituar nën siglën e Partisë Socialiste dhe, sipas tij, duhet t’i kthehet kësaj force politike.

“Marjana Koçeku duhet të dorëzojë mandatin. Mandati i përket Partisë Socialiste,” deklaroi Balla.

Marjana Koçeku, deputete e zgjedhur në qarkun e Shkodrës, njoftoi më 14 qershor se ishte larguar nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe se do ta vijonte mandatin si deputete e pavarur.

Në reagimin e saj publik, Koçeku theksoi se vendimi lidhej me bindjet dhe parimet e saj personale.

“Prej sot jam deputete e pavarur. Idealet dhe vlerat e mia janë ato që i kam pasur edhe para se të angazhohesha me një parti politike. Ato më përcaktojnë kufijtë,” shkroi ajo në rrjetet sociale.

Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar i PS-së vjen në një periudhë tensionesh politike, ndërsa deputetja ka marrë pjesë edhe në protestat qytetare të zhvilluara në Tiranë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related