Pas përfundimit të fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit vijuan marshimin nëpër akset kryesore të Tiranës.
Gjatë lëvizjes në rrugët e kryeqytetit, pjesëmarrësit brohoritën slogane kundër qeverisë, ndër to “Ju erdhi fundi!” dhe “Rama jep dorëheqjen!”, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit marshuan duke mbajtur pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa një prej sloganeve më të dëgjuara gjatë tubimit ishte edhe “Shqipëri e Re”.
Marshimi u zhvillua në kuadër të protestës së 28-të radhazi kundër qeverisë, e cila nisi me grumbullimin e qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, vijoi me fjalime përpara Kryeministrisë dhe më pas me lëvizjen e protestuesve në disa zona të kryeqytetit.
