Organizatorët thërrasin për protestën e 29-të në Tiranë, tubimi nis në orën 19:00

Data

Organizatorët e protestave kundër qeverisë kanë njoftuar se këtë të diel do të zhvillohet protesta e 29-të radhazi në Tiranë.

Sipas njoftimit të tyre, grumbullimi i qytetarëve është parashikuar të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, si dhe shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, t’i bashkohen tubimit.

Sipas tyre, kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë deklaruar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim deri në përmbushjen e kësaj kërkese.

Edhe protesta e së dielës pritet të ndjekë të njëjtin itinerar si tubimet e mëparshme, me grumbullimin në qendër të kryeqytetit, marshimin në bulevard dhe zhvillimin e fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related