Shqiptarë të diasporës u mblodhën edhe në qytetin e Bremenit, në Gjermani, për të zhvilluar një protestë kundër qeverisë shqiptare.
Pjesëmarrësit mbajtën pankarta dhe brohoritën thirrje, mes tyre edhe “Rama jepe dorëheqjen”, duke shprehur mbështetje për protestat që po zhvillohen në Tiranë.
Sipas organizatorëve, tubimi në Bremen u zhvillua në solidaritet me protestën e mbajtur në kryeqytetin shqiptar, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në qeverisje.
Protesta në Bremen është një nga aktivitetet e organizuara nga komuniteti shqiptar jashtë vendit, ndërsa gjatë ditës janë raportuar edhe pjesëmarrje të emigrantëve në protestën e zhvilluar në Tiranë.
