Një vatër zjarri ka përfshirë periferinë e qytetit të Vlorës, ku temperaturat e larta dhe era e fortë kanë favorizuar përhapjen e flakëve drejt zonave pranë banesave.
Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje ndodhen forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.
Operacioni i ndërhyrjes po has vështirësi për shkak të terrenit të thyer, i cili kufizon aksesin e mjeteve zjarrfikëse. Në disa sektorë, ekipet po përdorin mjete rrethanore për të ndërhyrë në zonat ku automjetet nuk mund të depërtojnë.
Deri në këtë fazë nuk raportohen persona të lënduar apo dëme në banesa, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe punën për vënien e zjarrit nën kontroll.
