Marjana Koçeku bën thirrje për mbrojtjen e lumit të Currajve: Ta mbrojmë para se të jetë vonë

Data

Ish-deputetja e Partia Socialiste e Shqipërisë, Marjana Koçeku, ka reaguar publikisht lidhur me raportimet për ndërhyrje të mundshme në lumin e Currajve, në zonën e Nikaj-Mërtur, duke bërë thirrje për mbrojtjen e kësaj pasurie natyrore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku shprehet se ka mësuar për një projekt që, sipas saj, parashikon ndërtimin e disa digave në lumin e Currajve, duke e cilësuar një ndërhyrje të tillë të papranueshme.

“Sot mora vesh që lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur po cënohet nga betonizimi dhe ndërtimi i disa digave. Kjo nuk duhet me u leju. Banorët e zonës duhet ta mbrojnë para se të jetë vonë. Çdo ndërhyrje në atë lumë të egër asht e pajustifikueshme”, shkruan ajo.

Koçeku u bën thirrje banorëve të zonës, organizatave mjedisore dhe aktivistëve të angazhohen për mbrojtjen e lumit, të cilin e konsideron një pasuri natyrore me vlera të veçanta.

“U baj thirrje organizatave mjedisore, banorëve, aktivistëve të gjelbër, të organizohen dhe ta kenë në vëmendje nji pasuni natyrore siç asht lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur. Nuk ka pasë ndonjëherë kohë ma të mirë për me vepru!”, përfundon reagimi i saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related