Trump reagon pas tërmeteve në Venezuelë: SHBA të gatshme të ndihmojnë, raportet e para janë alarmante

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, duke shprehur shqetësim për pasojat dhe gatishmërinë e SHBA-së për të ofruar ndihmë.

Përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, Trump i cilësoi lëkundjet sizmike si “masive në përmasa”, ndërsa theksoi se raportet paraprake flasin për pasoja të rënda.

“SHBA-ja është e gatshme, e vendosur dhe e aftë të ndihmojë. Kam udhëzuar të gjitha agjencitë federale të përgatiten për një reagim të shpejtë. Ne do të jemi pranë miqve tanë. Raportet e para nuk janë të mira”, shkroi presidenti amerikan.

Deklarata e Trump vjen ndërsa ekipet e emergjencës në Venezuelë vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga dy tërmetet e fuqishme.

Autoritetet venezueliane pritet të publikojnë një bilanc të përditësuar mbi viktimat, të plagosurit dhe dëmet materiale, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek nga afër zhvillimet dhe ka shprehur gatishmëri për të ofruar mbështetje humanitare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related