“Një kauzë po na thërret”/ Protestuesi: Të qëndrojmë të bashkuar, mos hiqni dorë nga protesta

Data

Protesta qytetare para Kryeministrisë vijoi edhe në ditën e saj të 41-të, ku qytetarët përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në drejtimin e vendit.

Gjatë tubimit, një prej protestuesve u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos heqin dorë nga protesta, duke e cilësuar atë një kauzë që i përket të gjithë shoqërisë.

“Mirëmbrëma të gjithëve. Ju lutem, kudo që jeni, ta duam njëri-tjetrin. Një kauzë po na thërret, bëhet fjalë për ne. Kur flas me njerëzit, më thonë se kanë konflikte nga më të ndryshmet, por ne duhet të jemi bashkë,” u shpreh ai.

Protestuesi theksoi se qytetarët duhet të tregojnë përgjegjësi dhe unitet përballë problemeve me të cilat, sipas tij, përballet vendi.

“Ju lutem, o njerëz të këtij vendi, ne jemi të mençur dhe mund ta mbajmë këtë vend ashtu siç e kanë mbajtur brezat para nesh. Po humbin jetë njerëzish çdo ditë dhe kjo nuk është normale. Mos hiqni dorë,” deklaroi ai.

Tubimi vijoi me fjalime të tjera të qytetarëve, ndërsa protestuesit përsëritën thirrjet për ndryshim politik dhe vijimin e protestave në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related