Tensione në Aeroportin e Vlorës, përplasje mes përfaqësuesve të Mabco dhe 2A Group

Data

Situata është tensionuar mëngjesin e së hënës në kantierin e Aeroportit të Vlorës, pas rikthimit të përfaqësuesve të kompanisë Mabco, në pronësi të biznesmenit Behgjet Pacolli.

Sipas informacioneve paraprake, punonjësit e Mabco-s janë paraqitur në kantier për të rimarrë administrimin e projektit, pas një vendimi të fundit të Gjykatës së Lartë që i njeh kompanisë të drejtën e administrimit të aeroportit.

Në momentin e mbërritjes, ata janë përballur me personelin e sigurisë, i cili, sipas raportimeve, ka tentuar t’u ndalojë hyrjen në ambientet e kantierit. Situata ka degjeneruar në tensione, ndërsa përfaqësuesit e Mabco-s kanë hyrë në ambientet e zyrave.

Më pas janë raportuar përplasje verbale mes përfaqësuesve të Mabco-s dhe punonjësve të kompanisë 2A Group, e lidhur me biznesmenin Valon Ademi. Sipas raportimeve, punonjësit e 2A Group janë larguar nga ambientet e zyrave pas hyrjes së përfaqësuesve të Mabco-s.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për të monitoruar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Ngjarja vjen pas zhvillimeve ligjore lidhur me administrimin e projektit të Aeroportit të Vlorës, ku vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë ka rikthyer të drejtën e administrimit në favor të Mabco-s. Deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga palët e përfshira dhe autoritetet përgjegjëse.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related