Ish-partnerja e Elon Musk, këngëtarja Grimes, ka reaguar ne lidhje me përshëndetjen e cilësuar si naziste, që Elon Musk bëri gjatë inagurimit të presidentit Donald Trump.
Grimes, e cila ka tre fëmijë me miliarderin amerikan, dha komentin e saj në rrjete sociale pas kërkesës së ndjekësve për të mbajtur një qëndrim.
Këngëtarja deklaroi se nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e Musk, duke shtuar: “Unë nuk jam ai. Nuk do të bëj një deklaratë çdo herë që ai bën diçka. Mund të dërgoj vetëm dashuri në një botë që është duke vuajtur.”
