Qytetari i ardhur nga Britania sfidon Ramën: Jep dorëheqjen deri nesër dhe lëre atdheun të gdhijë i lirë

Data

Një qytetar shqiptar i ardhur nga Britania e Madhe mori fjalën në protestën e 21-të të zhvilluar në Tiranë, duke i drejtuar një sfidë publike kryeministrit Edi Rama dhe duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Nga foltorja e protestës, ai tha se lëvizja qytetare synon ndryshim të thellë politik dhe reforma demokratizuese, duke theksuar se protestat nuk duhet të shërbejnë për zëvendësimin e një force politike me një tjetër, por për transformimin e sistemit.

“Ju rrezatoni shpresë, ndryshim dhe revolucion. Kjo është një lëvizje qytetare që kërkon reforma politike dhe procese demokratike të mirëfillta”, deklaroi ai para protestuesve.

Qytetari, i cili tha se jeton në Londër, kujtoi protestat e zhvilluara nga komuniteti shqiptar në Britani, duke theksuar se mesazhi kryesor ka qenë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike tranzitore.

Sipas tij, një qeveri teknike me mandat 12-mujor duhet të garantojë zhvillimin e reformave politike dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor, me qëllim rritjen e përfaqësimit qytetar dhe forcimin e standardeve demokratike.

Në fund të fjalës së tij, ai iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit me një thirrje për dorëheqje të menjëhershme.

“E sfidoj Ramën të japë dorëheqjen dhe t’i japë vendit mundësinë të nisë një kapitull të ri demokratik”, u shpreh ai mes duartrokitjeve të protestuesve.

Protesta në kryeqytet vijoi me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve dhe shqiptarëve të diasporës, të cilët u bashkuan nën flamurin kombëtar për të shprehur kërkesat dhe qëndrimet e tyre politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related