Protestuesja ironizon Ramën me kanaçen “Ramingo Ik”

Data

Një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës mbarëkombëtare që po zhvillohet në Tiranë. Një e re është shfaqur mes protestuesve duke mbajtur në dorë një kanaçe simbolike me mbishkrimin “Ramingo Ik”, në një formë ironie ndaj kryeministrit Edi Rama.

E pyetur nga pjesëmarrës të tjerë në protestë, ajo është shprehur me humor: “Kjo është pija më e re që ne influenceret kemi marrë për të reklamuar dhe quhet ‘Ramingo Ik’”.

Mesazhi satirik vjen pas deklaratave të kryeministrit Rama lidhur me influencerët dhe personazhet publikë që kanë mbështetur protestat kundër projektit të Zvërnecit. Kreu i qeverisë kishte kritikuar disa prej tyre, duke i akuzuar se flasin për korrupsionin ndërsa nuk kontribuojnë në mënyrë të rregullt në sistemin fiskal.

Kanaçja e personalizuar u bë shpejt një nga elementët më të fotografuar të protestës, duke u kthyer në simbol të humorit dhe kreativitetit që po shoqëron manifestimet e ditëve të fundit.

Përmes pankartave, sloganëve dhe mesazheve simbolike, protestuesit vijojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë dhe të kërkojnë ndryshime politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related