Erdhi për “mish të njomë” në Durrës, italiani 58-vjeçar, pre e tentativës për grabitje

Data

Një italian 58-vjeçar, Saverio G., mbërriti në Durrës, në 7 Gusht 2024. Menjëherë ai u vendos në kontakt me një vajzë 17-vjeçare nga qyteti bregdetar, të cilën e kishte njohur në Fierenze. Të dy shoqërohen në lokal dhe duket se gjithçka po shkonte mirë.

Por, mbrëmjen e 8 Gushtit, kur mjeti i drejtuar nga italiani, në bordin e së cilës ishte edhe e mitura, ndalon diku në zonën e Plazhit, përpara u del një djalë i ri. Ai e kërcënon Saverion me një thikë në dorë dhe tenton t’i marrë çantën.

Në moment ndërhyn edhe vajza, e cila del nga automjeti, ndërsa italiani i jep makinës mbrapsht dhe largohet me shpejtësi.

Ai shkon në Komisariatin e Policisë së Durrësit dhe denoncon dhunën e ushtruar ndaj një djalë i ri, i cili, sipas tij, duhet të jetë Amarildo D., i dashuri apo i fejuari i vajzës së mitur që ai kishte në mjet. Ai pranon se të dy të rinjtë i ka njohur më parë në qytetin e tij, në Firenze.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related