Tifozët Kuqezi i bashkohen protestës: “Stadiumi ynë sot është sheshi, hiqni duart prej nanës Shqipni”

Data

Grupimi i njohur i tifozëve të Kombëtares shqiptare, Tifozat Kuq e Zi (TKZ), i është bashkuar protestës qytetare në Tiranë, duke shprehur publikisht mbështetjen për kauzën e protestuesve dhe kundërshtimin ndaj projekteve që sipas tyre prekin interesin publik dhe pasuritë kombëtare.

Me pankarta dhe flamuj kombëtarë në duar, anëtarët e grupimit zgjodhën këtë herë të mos jenë në stadium për të mbështetur ekipin përfaqësues, por të marrin pjesë në tubimin qytetar në kryeqytet.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, TKZ përcolli një mesazh të fortë:

“Stadiumi ynë SOT është sheshi! Hiqni durt’ prej nanës Shqipni!”

Prania e tifozëve kuqezi në protestë është shoqëruar me pankarta dhe thirrje patriotike, ndërsa pjesëmarrësit kanë theksuar se qëllimi i tyre është mbrojtja e interesave kombëtare dhe solidarizimi me qytetarët që kundërshtojnë zhvillimet e fundit në vend.

Përveç TKZ-së, në protestë janë vërejtur edhe tifozë dhe mbështetës të tjerë të Kombëtares shqiptare, të cilët kanë zgjedhur të jenë pjesë e manifestimit qytetar.

Tubimet kundër projekteve të kundërshtuara dhe politikave qeveritare po vijojnë prej disa ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave edhe në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related