Ish-Kryeministrit Sali Berisha i është komunikuar ditën e sotme akuza e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Për të folur lidhur me këtë ngjarje në studion e emisionit “Opinion” ishte i ftuar juristi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso i cili u shpreh se me ndryshimin e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave kanë përfituar mbi 400 mijë shqiptarë. Kaso u shpreh se “nuk ka budalla që mund të besojë që Sali Berisha ka ngritur një infrastrukturë të tërë ligjore nga e cila mund të përfitonte dhëndri i vet 410 metra katrorë tokë.”
Ndër të tjera Kaso e quan një gafë ligjore faktin që ish-Kryeministri është akuzuar për korrupsion pasiv në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi që nuk ka mbajtur asnjëhere funksion publik.
Ivi Kaso: Akuza kryesore është ajo e korrupsionit pasiv. Akuzohet shtetasi Sali Berisha se duke përfituar nga funksioni i tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë ka miratuar ligj ose akte nën ligjore si ajo e kthimit dhe të kompensimit të pronave…
Blendi Fevziu: Mirë por ndërimi i ligjit është bërë nga Parlamenti dhe Parlamenti i ka sovrane vendimet e tij.
