SHBA ngre alarmin për trafikimin e trashëgimisë kulturore, Hammond: Klanet kriminale po përdorin artefaktet për pastrim parash

Data

Shtetet e Bashkuara kanë rritur vëmendjen ndaj trafikimit të paligjshëm të trashëgimisë kulturore shqiptare, duke e konsideruar atë pjesë të veprimtarisë së rrjeteve kriminale që operojnë edhe në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Gjatë një tryeze të organizuar në Tiranë për mbrojtjen e pasurisë kulturore, Zëvendës Shefja e Misionit të SHBA-së, Kathryn Hammond, theksoi se lufta kundër këtij fenomeni është e lidhur ngushtë me forcimin e sigurisë kombëtare dhe sundimin e ligjit.

Sipas Hammond, grupet që trafikojnë objekte me vlerë historike janë shpesh të njëjtat organizata që përfshihen në aktivitete të tjera kriminale ndërkombëtare. Ajo nënvizoi se mbrojtja e trashëgimisë kulturore nuk ka të bëjë vetëm me ruajtjen e historisë, por edhe me parandalimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe cenimit të sovranitetit të vendit.

Diplomatja amerikane vlerësoi bashkëpunimin mes institucioneve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa bëri të ditur se ekspertë amerikanë po kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve për identifikimin dhe goditjen e rrjeteve që trafikojnë pasuri kulturore.

Në fjalën e saj, Hammond theksoi se forcimi i institucioneve, kontrolli i kufijve dhe bashkëpunimi ndërinstitucional janë elementë kyç për të mos lejuar që artefaktet dhe objektet historike shqiptare të përfundojnë në tregjet e paligjshme ndërkombëtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related